Bukë lepurushi
Me këtë bukë do bëni të lumtur fëmijet tuaj. Jo vetëm për shijen e saj që e lyer me gjalpë dhe marmalat është e mrekullueshme por dhe për formën prej lepurushi.
Për 15-20 cop
500 gr miell 00 (ose mund të përzini 250 miell 0 + 250 miell 00)
2 vezë
60 gr sheqer që mund ta zvëndesoni dhe me sheqer kaf
180 ml qumësht i ngrohtë
30 gr gjalpë
20 gr maja e fresket
Zini brumin duke bashkuar miellin,sheqerin, majan e birrës. Përzijini dhe formoni një gropë në mes. Shtoni dy vezët dhe filloni përzijini fillimishtë me pirunë që të perzihen vezët dhe pastaj bashkoni gjapin e shkrire me qumshtin e ngrohtë dhe filloni zini brumin. Bëni kujdes që qumshtin mos të jet shumë i nxehtë pasi ju pret vezët. Punoni brumin deri sa të formohet mirë dhe bëjeni në formën e një topi dhe lëreni po te ena që e keni punuarë. Mbështilleni me një beze ose qese kuzhine dhe lëreni brumin në një ambjente të ngrohtë që të vijë derisa masa të ketë dyfishuar volumin e sajë.
Pastaj merrni pak nga brumi, punojeni me duar si kur po bëni një litar dhe mbështilleni në form spirale po pa e mbyllyr tërësisht. Me pak brumë tjetër formoni bishtin dhe veshët e lepurit dhe bashkoni pjesët me njëra tjetrën, sipër lyeni me pak qumësht. Për syrin vendosni një rrush të thatë. Piqini në 180° për 20 minuta.