Bukë e zezë me fara luledielli
Një version tjetër i bukës së zezë,kësaj radhe me fara luledielli.
PERBERSIT:
200 gr miell integral
200 gr miell i zi
100 gr fara luledielli
1 lugë vaj ulliri
20 gr maja birre
pak ujë i ngrohtë
1 lugë e vogël krip
PERGATITJA:
Shkrini majan e birrës në pak ujë të vakët.Në robotin e kuzhinës osë në brumatriçe shtoni miellërat,kripën vajin,farat e lulediellit,majan e birrës së shkrirë dhe pak nga pak ujin duke i përziere në shpejtesi të moderuar derisa të formoni brumin.Mundë ta zini dhe me dore por në këtë rastë duhet ta punoni brumin për 10 minuta mirë me duarë.Lëreni të vijë për rreth 3-4 orë në një vendë të ngrohtë të mbuluarë me një beze kuzhine.Pastaj punojeni përseri dhe vendoseni në tavën qe do ta piqni.Unë e poqa në tavën e kekut.Lëreni të vi përseri derisa të dyfishoje volumin e sajë.Piqeni në 180° për 40 -45 minuta.
Lëreni të kullojë në furrën e fikur derisa të ftohet plotësishtë para se ta prisni.
Ju Bëfte Mirë 🙂
PS: po ju le linkun e bukes integrale qe kam pergatitur: