Bukë e zezë me fara
Buka është një nga produktet ushqimore më të lashta e përdorur gjerësisht nga njerezimi si bazë e ushqimit. Më pëlqen ta përgatisi vetë pasi e di që do ta konsumoj gjithmon të fresket dhe të ngrohte sa here të dua.Receta ime ështe kjo që po ju lëj me poshte,idealja do të ishte nëse majan e birrës ta zvëndesoni me maja buke (e cila ështe brum i bukës së ardhur duke e ruajtur në nje enë të mbyllurë ermetikishtë dhe përdoret për bukën që do pergatisni në ditët në vazhdim si maja) por unë harrojë gjithmon ta ruaj 🙁
PERBERSIT:
500 gr miell integral
100 gr miell segale (miell i zi)
250 ml ujë të vakët
2 lugë vaj ulliri
pak kripë
16 gr maj birre
miks farash (luledielli.liri,suzami,lulëkuqeje,kungulli)
PERGATITJA:
Përzieni miellerat me dy lugë nga miksi i farave,shtoni pak kripë dhe vajin e ullirit.Shkrini majan e birrës në ujin e vakët dhe filloni zini brumin duke e punuar mirë me duarë.Mundë ta punoni me robotin e kuzhinës ose me brumatriçen.Punojeni derisa masa të jetë elastike dhe homogjene. Vendoseni në një enë të bollshme të spërkaturë me miell. Mbulojeni me qese kuzhine dhe vendoseni në furrë vetëm me dritën e saj ndezur. Lëreni të vij për rreth 2 orë e gjysëm. Kaloj kjo kohe duke u ndihmuar me ndihmën e pak mielli i jepini formën që dëshironi por një formë të plotë duke pasur parasyshë që brumi tenton të hapet në gjerësi. Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe lëreni të vi përsëri për rreth 1 orë po në furrën me dritën ndezurë.Kaloj kjo kohë lyeni siperfaqen e sajë me pak ujë ose vaj dhe spërkateni me miksin e farava. Beni dy prerje tërthorazi në siperfaqen e sajë.Piqeni në 200° për 30-40 minuta.Lëreni të kullojë para se ta konsumoni.Ruajeni në çanta letre ose të mbështjellë me një beze në një vendë të thatë dhe të fresket.Rronë deri në një javë.
Ju Bëftë mirë 🙂