Brusketa me spinaq dhe djathë të tymosur

Të shpejta dhe me shumë shije, brusketat janë gjithmonë një zgjidhje për darkat e fundjavës.
5-6 feta buke integrale
një dorë spinaq
1 spec i kuq i madhë
1 spec djegës i freskët
5-6 fleta djathi të tymosur provola
një tufë e vogël majdanoz
kripë
piper të zi
2 thelpinjë hudhër
1 lugë vaj ulliri
Kaurdiseni paksa spinaqin në tiganë me vajin e ullirit, kriposeni dhe piperoseni.
Vendosni fetat e bukës në një tavë me letër furre poshtë, shtoni sipër specin e prerë në kubikë të vegjël, hudhrën e grirë imët, specin djegës të prerë holleë, spinaqin, dhe mbulojini me copëza djathi të tymosur.
Futini të piqen në furrën e nxehur më parë në 200°C derisa të theken paksa dhe djathi të shkrihet.
Shërbejini me majdanoz të grirë imët sipër dhe me nje gotë vere të kuqe.
Submit your review | |
Nuk e kam provuar ende se nuk e kam ne planin tim ushqimor 🙂 por mendoj qe provola me spinaqin shkojne shume