Brusketa me çikore të kuqe
Një mënyrë e mirë për të konsumuare sa më shumë çikoren e kuqe.Disave nuk ju pelqen nga hidhtësia e sajë por bën shumë mirë për organizmin,është një perime dimërore plotë me antioksidantë.Mua më pelqen shumë dhe shpeshëherë sajoj gjëra që e bënë këtë produket të kënaqshëm për të gjithë.
PERBERSIT :
çikore të kuqe
disa feta bukë
djathë dhije
uthul balsamike
kripë
vaj ulliri
cironka nën vaj
PERBERSIT:
Lani dhe prisni çikoren në julien (shirita).Vendoseni të kavardiset në një tiganë me pak vaj ulliri dhe me një hurdher të shtypur me dore me gjithë këmishën e sajë.Kavardisini për pak minuta,hiqni hurdhrën dhe shuani çikoren me uthull balsamike.Kriposeni paksa.Përgatisni fetat e bukës duke vendosur një cironkë sipër tyre dhe pak nga vaji i cironkave.Vendosini të theken në furrën e nxehur më parë në 200° për pak minuta.Hiqini dhe vendosni sipër bukëve pak nga çikorja e kavardisur dhe sipër saj pak djathë dhije(unë kisha një djathë dhije portugez me brumë shumë të bute) Vendosini përseri në furrë për pak minuta derisa djathi të shkrijë.
Shërbejini të nxehta me uthull balsamike të tipit kremë sipër.
Ju bëfte mirë 🙂