Brumi për pica
Është fare e thjeshtë të përgatisesh picën në shtëpi po aq e thjeshtë është të krijosh dhe brumin për të. Me teknikën e duhur dhe dozat e sakta do arrini të keni një brumë si në piceri.
700 gr. miell 00
300 ml ujë i ngrohtë
3 lugë vaj ulliri
3 lugë të vogla kripë
1 lugë të vogël sheqer
16 gr. maja birre e freskët
Përzijeni miellin me kripën dhe sheqerin. Shkrini majan e birrës në ujin e ngrohtë dhe filloni zini brumin duke e punuar mirë me duar për një kohë të gjatë derisa të bëhet elastik. Nëse lodheni mundë ta punoni me brumatriçen ose robotin e kuzhinës. Lëreni të vijë në një vëndë të ngrohtë larg rrymave të ajrit të mbuluar me një beze të njomë për nja 5 orë të mira duke e ripunuar dhe njëher mbas dy oresh.
Kaloj kjo kohë është gati për përgatitjen e picës tuaj të preferuar.