Brum Sfogliat i Mbushur
Brumi sfogliat prezantohet ne shume menyra dhe un pikerisht e adhuroj per kete.
PERBERSIT:
1 rrotulle brum sfogliate
500 gr brokoli
150 gr proshute e pjekur me kubik
1 veze
50 ml qumeshte
kripe dhe piper i zi sa na mjafton
50 gr djathe kackavall i grire
PERGATITJA:
Vendosni ujin te ziej me pak kripe dhe kur te kete marr val hidhni ne te brokolin.Lereni te zieje per 5 minuta ,kullojeni dhe lereni te ftohet.Nderkohe rrihni vezet me pak kripe dhe piper,shtoni qumshin,djathin e grir dhe proshuten me kubik.Ne nje tortier shtroni brumin sfoglia,vendosni brokolin e zier dhe shtoni siper qumshtin me veze dhe djathe.Nese eshte akoma e nevojshme shtoni perseri pak djathe te grire siper.Vendoseni ne furren e nxehur me pare ne 180° per 20-30 minuta.Kjo antipaste sherbehet si e ngrohte ashtu dhe e ftohte,e pershtacme ne te gjitha stinet.
Ju Befte mire :)