Brokoli me proshut dhe vezë
Mirmëngjes miq, ja ku keni në këtë postim një mëngjes kampionësh për ta nisur ditën me plot energji. Gjithashtu një zgjedhje për ti bërë fëmijët tuaj të konsumojnë brokolin.
500 gr. brokoli
2o0 gr. proshut e pjekur
4 vezë
1 gotë qumësht
pak kripë dhe piper të zi
Vendosni brokolin të ziej në ujë të bollshëm me pak kripë ose në avull. Hiqeni dhe lëreni të ftohet. Rrihni vezët me pak kripë dhe piper të zi. Shtoni në të qumshtin, proshutën e prerë në kubikë dhe brokolin. Përzijeni. Lyeni një tavë me pak vaj ulliri dhe shtoni në të komposton me brokoli dhe vezë. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 20 minuta ose kur shikoni që masa eshtë mpiksur.
Konsumojeni të ngrohtë.
Mëngjes të mbarë 🙂