Brinjë keci në furrë me patate
Një nga ato pjatat e thjeshta për tu përgatitur, që i vë në furrë dhe merresh me pjesën tjeter të punëve.Gjëja më rëndesishme që duhet bërë para se ta vendosni në furrë është një marinim i mirë i mishit.
1 kg brinjë keci
500 gr patate
disa degë rozmarine
disa mana dëllinje
kripë dhe piper i zi
1 gotë me verë të bardhë
1 limon
pak vaj ulliri
pak rigon
disa thelpinjë hurdhër
Përgatisni marinimi e brinjëve disa ore para përgatitjes së tyre duke i marinuar me kripë,rigon,vaj ulliri,piper të zi,disa degë rozmarine,manat e dëllinjës dhe vere.Përzijini mirë dhe mbulojini me qesen e kuzhinës dhe vendosini në frigorifer për disa ore.
Qëroni dhe patatet dhe vendosini të pushojnë në ujë te ftohtë që tju dali amidoni.Kaloj koha e mjaftueshme hiqni brinjët dhe kulloni lëngun e marinimt duke e ruajtur mënjanë.Vendosni në një tepsi me letër furre poshtë,shtoni sipër tyre pak vaj ulliri dhe spërkatini me një limone të shtyrdhur .Kulloni patatet dhe fshijini mirë me nje beze kuzhine.Bashkojini me brinjët duke shtuar sipër patateve,pak kripë,piper të zi,rozmarin,disa mana dëllinje dhe pak vaj ulliri.Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180° për 40-50 minuta.
Nëse brinjët thahen shpejtë njomini herë pas here me lëngun e marinimit.
Shërbejini menjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂