Brinjë derri në furrë me patate
Përgatitja e tyre është e njëjtë si brinjëve të tjera që kam postuat më parë. Mjaftonë mishin ta aromantizoni përpara me disa erëza si dafin, rozmarinë, sherebel, hurdhëra, pak vaj ulliri, kripë piper, verë të bardhë, lëngë limoni mund ti shtoni dhe disa mana dëllinje. Lëreni në frigorifer të mbuluar me qese kuzhine për nja 4 orë të mira dhe pastaj vendosini në një tavë me letër furre poshtë, shtoni patatet e prera në thelpinjë, pak kripë sipër patateve dhe vaj ulliri dhe piqini në 180° për nja 50 minuta. Lëngun e marinimit ruajeni sepse ju duhet për ti njomur herë pas here. Sju ngelet në fundë vetëm të përvishni mëngët dhe ti shijoni me duar dhe një birrë të ftohtë.
Përfundimi 😛
Ju bëftë mirë 🙂