Bota e “makaronave”
Siç ua pata premtuar ja ku vjen dhe postimi për t’ju njohur me makaronat ose pasta-t. Italianët kanë nga një format për çdo lagje, fshat, krahinë etj 😛 Janë shumë dhe unë dhe pse e apasionuar mbas gatimit dhe kam vite që jetoj këtu prap si kam mësuar dot të gjitha. Po bëj një përshkrim të shkurtër të disa prej tyre, më kryesoret të shoqëruara me foton përkatëse. Para se t’ju njohë me formën e tyre duhet të dini që ekzistojnë 3 baza makaronash ato të bëra me vezë, të thjeshta me ujë dhe miell dhe ato që në brendësin e tyre kanë brumë me patate. Dhe këto kategori ndahen në pasta të freskëta të njoma dhe të thata. Të njomat ndahen në të mbushura ose jo ndërsa të thatat janë ato të fortat dhe kanë një shumëllojshmërin formash përmasash etj.
AGNOLINI – Anjolini
Makarona zakonishtë të mbushura, brumë i bërë me vezë ose ujë dhe gjithmonë të freskëta.
ANELLI “Aneli”
Makaronë e thatë në formë unaze, lisho ose e vijëzuar.
BUCATINI “Bukatini”
Tip spageti të trasha me vrimë në mes.
Bavette “bavete”
Pak me të vogla në gjerësi se linguinet por më të trasha. Gjëndet të freskëta ose të thata.
PACCHERI “pakeri”
Gjëndet të freskëta ose të thata. Brumë prej mielli dhe uji.
PENNE “pene”
Të cilat janë të thjeshta ose të vijëzuara.
CAMPANELLE “kampanele”
Në formën e një zileje, shkojnë shumë me salca të lëngshme.
CALAMARATA “kalamarata”
Ngjajnë me unazat e prera të kallamarin nga ku kanë marr dhe emrin. Gjëndet të freskëta ose të thata. Brumë prej mielli dhe uji.
CANNELLONI “Kanelloni”
Besoj të gjithë i njohin, makarona me vezë ose jo, të freskëta ose të thata. Ideale për ti mbushur.
CANNERONI – Kaneroni
CANNOLICCHI “Kanoliki”
Makarona e thatë në formën e përdredhur.
CAPELLI D’ANGELO – Kapelli d’anxhelo
Makaronë e thatë e bërë me brumë prej veze. Ngjanë me kadaifin.
CAPPELLETTI – Kapelleti
Makaronë e freskët me brumë veze gjithmonë e mbushur.
CHITARRA “Kitara”
Të freskëta osë të thata,me brumë veze ose uji.
CONCHIGLIE “Konkilie”
ELICHE “elike” Helik
FAGOTTINI “fagotini”
Brumë me vezë gjithmonë të freskëta dhe të mbushura
FARFALLE “farfale”
FETTUCCINE “fetuçine”
Pasta gjithmonë e bërë me brumë veze, gjëndet në formatin e thatë dhe të njomë.
FUSILLI “Fuzili”
GARGANELLI “garganeli”
GNOCCHETTI SARDI “njoketi sardi”
Gjëndet të freskëta ose të thata.
GNOCCHI “njoki”
Gjithmonë të freskëta me brumë prej mielli, patate dhe veze.
LASAGNE “lazanje”
Me brumë veze të thata ose të njoma.
LINGUINE “linguine”
Gjëndet të freskëta ose të thata.
LUMACHE “lumake”
MACCHERONI “makeroni”
MAFALDE
Ka të gjata dhe të shkurtra, të bëra me brumë veze ose jo, të freskëta ose të thata.
MEZZELUNE
Pasta e freskët me brumë veze gjithmonë e mbushur.
MEZZE PENNE “mexe pene” të cilat i gjenë të vijëzuara ose jo.
ORECCHIETTE “orekiete”
Gjëndet të freskëta ose të thata.
ORZO
Atë që ne quajmë elb
PANZEROTTO “panceroti”
Brumë i bërë me vezë ose me ujë të freskëta.
PAPPARDELLE “papardele”
Të freskëta ose të thata, brumë i bërë me vezë
RADIATORI
RAVIOLI
Brumë i freskët me vezë, gjithmon të mbushura.
RIGATONI
SPAGHETTI “spageti”
STROZZAPRETI “strocapreti”
Me brumë prej mielli dhe uji, të freskëta ose të thata.
TAGLIATELLE “tagliatele”
Format i thatë ose i njomë , brumë i bërë me vezë
VERMICELLI “vermiçeli”
ZITI “xiti”
pershendetje , jam e intresuar per makineri qe ben makaronat dua te hap nje biznes gjithashtu edhe per receten e brumit ju lutem te makaronave
Makineri gjen kudo neper dyqane per receten ke plot ne internet dhe te duhet ta perfeksionosh