Biskotat Kulaç te gjyshes
Kujtimin me te bukur te festave une e kam me pergatijen e biskotave. Ne shtepine time pergatiteshin me cfare te ndodhej here me gjalpe e here me vaj, here me sod buke e her jo. E kur dilnin te forta gjyshja i hidhte nje beze te njome siper ashtu te ngrohta qe te rrinin te buta gjate. Nese nuk zbuteshin pergatiteshin me sherbet. Ate ere sode perzier me sheqer e lekura agrumesh teksa piqeshin une nuk do e harroj kurre.
Ne ato kohe e vetmja forme per ti prer ishte gota e madhe ose e pijes e ashtu po me ate forme sajonin gjysma hene e here rrethore e here lule. Tepsit nuk visheshin me letra furre si sot por lyeshin me vaj e pjesa e fundit e biskotes kulaç piqej pak me teper keshtu shkeputeshin me kollaj. Une po ju le me receten siç me kujtohej mua e gjeni ne fund te fotove.
Kush jane kujtimet me te bukura te festave ne femijerin tuaj?