Biskotat e Babagjyshit të Vitit të Ri
Aq shumë biskota ka ngrën babagjyshi me kanell e xhenxhefil sa kur te vi te shtëpia juaj të sjelli dhuarat sdo ti preki fare me dorë ato. Atëherë ju tregohuni më të zgjuar dhe përgatisni biskotat me kakao që kur ti ngjyej te qumshti i nxehtë të marin shijen më të mirë në botë, aq sa babagjyshi do ti hajë të gjitha 🙂
Ahhh mos harroni ti lini dhe një letër falenderuese që kaloj përsëri nga shtëpia juaj këtë vitë.
PS: Fëmijet tuaj do ti adhurojnë këto biskota gjithashtu.
Për 30 biskota:
Rreth 150 gr. gjalpë i ftohtë nga frigorifer i prer në copëza të vogla
250 gr. miell
1 lugë të vogël pluhur pjekës
1 lugë të vogël ekstrakt vanilje
3 lugë kakao e zezë pa sheqer
2-3 lugë kos
120 gr. sheqer pluhur
Futini të gjithë përbërësit në blender dhe përzijeni derisa të bëhet një top i formuar mirë. Hiqeni, punojeni paksa me duar nëse është nevoja me ndihmën e pak mielli, mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer të pushojë 1 orë.
Nëse do tju duhet ta punoni me duar fillimishtë duhet të punoni miellin me gjalpin duke e shkërmoqur pas gishtave. Pastaj të shtoni sheqerin kosin e kështu me rradh gjithë përbërësit. Përsëri dhe në këtë rast mbështilleni me qese dhe lëreni në frigorifer të pushojë rreth 1 orë.
Pasi ka kaluar koha e pushimit, me ndihmën e pak mielli dhe letrave kuzhine hapeni në një pet të madhe me trashësi 1 cm. Pritni forma të ndryshme nga peta e brumit dhe vendoseni në një tavë me letër furre poshtë. Piqini në 180°C për 20 -25 minuta. Lëreni të ftohen plotësishtë për ti shërbyer më pas.
Përgatitini me fëmijët tuaj dhe ata do të kënaqen nga gëzimi tek presin brumin me forma.
Gëzuar Festat 🙂
Submit your review | |
Super te mira !
Duam perseri receta te tilla te lehta dhe shum te shishme
Dolen super faleminderit e dashur.