Birramisu
Po po e lexuat mire Birramisu.Një bazë tiramisu-je me krem “Zabajone” Zabaione” i aromantizuar me birrë
Meqë po afrohet “Oktoberfest” festa më e madhe e birrës e organizuar çdo vitë në Mynih në Bavarinë Gjermane po sjell për ju Tiramisu-n me birrë.Birramisu.
Mundë ta përgatisni në tavën klasike të qelqit ose në gota individuale.
Për kremin me arom birre
6 të verdha veze
100 gr sheqer
100 ml birrë e qarët
250 ml pana e freskët lëng
100 gr maskarpone
Për shurupin e ngjyerjes
200 ml birrë
200 ml kafe
2 lugë sheqer
Për bazën
2 -3 pako savoiardi
kakao pluhur pa sheqer
Rrihni panën dhe formojeni në shkumë.Shpërbëni me rrahësin dhe maskarponen derisa të bëhet i butë dhe bashkojeni me panën duke e përzierë ngadalë me një spatul gome që mos të shpërbeni panën.Vendoseni në frigorifer.
Përgatisni kremin me birrë duke rrahur të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen të bardhë dhe shkumoze.Shtoni birrën pak nga pak dhe përzieni derisa birra të lidhet me pjesën tjetër.Vazhdoni përgatitjen e kremit duke e gatuar atë në banjomari dhe duke e përziere pa pushimë me rrahësin elektrike për 10-15 minuta.Kremi do jetë i trashë dhe në ajër nuk do ndjeni më erën e birrës.Lerni të ftohet
Përgatisni shurupin ku do ngjyeni biskotat duke shkrirë në zjarrë shereqin me birrën dhe sapo sheqeri të shkrijë shtoni kafen.Lereni mbi zjarrë derisa alkoli i birrës mos ndjehet më.Lëreni të ftohet plotësishtë.
Kur krem me birrë të jet ftohur bashkojeni ngadalë me panën duke e përzierë nga poshtë lartë që mos shpërbeni panën.
Formoni tiramisu-n,bëni një shtres me biskotat e ngjyera te shurupi me birrë dhe kafe,një shtres me krem dhe pluhëroseni me kakao e kështu me rradhë sa shtresa të dëshironi.Lëreni të mpikset në frigorifer për rreth 3-4 orë para se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar 🙂