Birjani me paidhaqe qengji dhe perime
Birjania është një pjat me bazë orizin i cili pasurohet pastaj me perime, erëza dhe mishëra të ndryshëm. Me origjin persiane kjo pjatë nuk ndodhet vetem në kontinentin Aziatik por dhe në atë Indian dhe Arab. Receta që po ju shkruaj unë sot eshte një nga variantet e shumta për përgatitjen e birjanis.
6 paidhaqe qengji
300 gr. oriz
100 gr. bizele
2 kungulleshka
2-3 karrota
1 qep
2 speca
1 tufë majdanoz
pak kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
pak mëndër e thatë
2 thelpinjë hurdhër
600 ml. lëngë mishi
Jepini një valë paidhaqeve sa për ti mar lëngun që na nevojitet për zierjen e orizit.
Grini imët me mikser qepën dhe hurdhërën dhe vendoseni të kavërdisen me pak vaj ulliri në një enë të përshtaçme dhe për furrë. Pastaj shtoni të gjitha perimet e prera në kubikë dhe kavërdisini sëbashku. Veçmas skuqni orizin dhe bashkojeni te perimet. Përzijeni, rregulloni me kripë, piper, mëndër dhe majdanoz, sipër vendosni paidhaqet dhe shtoni 600 ml. nga lëngu ku ziem paidhaqet. Futeni në furrën e ngrohur më parë në 200° dhe lëreni derisa të jetë përtharë komplet dhe sipërfaqja është thekërisur mirë. Shtoni akoma majdanoz të grirë sipër dhe shërbejeni të nxehtë.
Ju bëftë mirë 🙂