Barbunja furre

Kjo recet mund të jetë një vakt vegjetarian por dhe një garniturë për pjatat tuaja. Është e thjeshtë, e shijshme dhe më pak kalori.
barbunja
hudhra
një dore domate të vogla
pak vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
Pak trumëz
pak majdanoz
spec djegës të freskët
Pastroni barbunjat nga pjesa e bishtit dhe renditini në një tavë me letër furre poshtë. Sipër vendosni domatet e prera në dysh, hudhrat, kriposeni, shtoni piper të zi, pak vaj ulliri dhe gjethet e trumzës. Piqeni në 200°C për 20 minuta.
Sipër shërbejeni me majdanoz të grirë imët dhe spec djegës.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Barbunja furre
Average rating: 0 reviews