Barbun me salcë domatesh
Këtu ku jetoj kjo pjatë quhet “barbun në mënyrë livorneze”. Bëhet fjalë pak a shumë si për salcën që krijojmë ne kur bëjmë tavën e krapit por është me e shpejtë. Pak përbërës ju duhen, mjafton që të keni lëndën e parë peshkun të freskët dhe do ju dali një pjatë me shumë shije
6-8 barbun
2 thelpinjë hurdhër
300 gr. domate të qëruara
2-3 lugë vaj ulliri
një tufë e vogël mjdanoz
1 limon
pak kripë dhe piper i zi
Pastroni mirë barbunin dhe shpëlaheni me ujë të bollshëm. Fërkojani lëkurën me gjysma limoni. Kjo i ndihmon që gjatë gatimit mos ti copëtohet lëkura dhe mishi.
Grini imët hurdhërat dhe majdanozin dhe vendoseni të kavërdisen me vaj ulliri, shtoni domatet e qëruara dhe të prera në kubik dhe lërini të gatuhen derisa salca të trashet paksa. Shtoi kripë dhe piper të zi, përzijeni dhe vendosni sipër salcës barbunin. Lëreni të gatuhen nga njëra anë 5 minuta dhe kthejeni me kujdes pa ja prishur formën. Lëreni dhe nga kjo anë 5 minuta dhe shërbejeni të nxehtë me majdanoz sipër.
Ju bëftë mirë 🙂