Barbun i skuqur
Nuk ka gjë me të shijshme se barbuni i skuqur e sidomos tani që afron vera dhe darkave spara na pëlqen të gatuajm po na pihet një gotë vere ose birrë. Ja pra barbuni është ideal për të shoqëruar gotën ton. Për ta bërë atë më të thekërisur mos thithi shumë vaj dhe të jet akoma më i shijshëm sot po ju tregoj një mënyrë shumë të thjeshtë. Ta kaloni atë para se ta skuqni në të bardhë veze.
barbun
të bardhë veze
miell
kripë
vaj kikiriku për skuqje
Pastoni mirë barbuni dhe shpëlaheni me ujë të ftohtë. Lëreni të kulloje dhe thajani ujin e tepërt me letër kuzhine. Vendosni vajin të nxehet. Shpërbëni me një pirun të bardhën e vezës. Kaloni fillimishtë barbunin në miell pastaj në të bardhën e vezës dhe skuqeni në vajin e nxehtë. Kullojeni në një pjatë të veshur me letër furre, kriposeni dhe shërbejeni menjëherë.
Ju bëftë mirë 🙂