Bakllava Turke
Bakllavaja ëmbëlsira e fundë vitit për Shqiptaret.Kjo është receta e mamas time që këtë periudh kohe përgatit për gjithë fisin dhe në shtëpinë tonë vjenë erë gjalpë,arra,karafil. Më kujtohet kur isha e vogël tek flinim me dritat e pemës ndezur dhe aromën e bakllavasë që mamamja ime e piqte deri në orët e vona të natës. Ishte periudha më e bukur për ne,dhe unë me time motër mezi e prisnim të vinte. Po ju lë me recetën. Shpresoj që sipas shpjegimit ta kuptoni por me besoni që është më thjeshtë per tu bërë se për tu shpjeguar.
PËRBËRSIT:
Për brumin:
1 kg miell 00
5 të verdha veze temperatur ambjenti.
1 gotë uji vaj (misri ose luledielli)
1 gotë qumësh
1 gotë kos
Për mbushjen:
1 kg arra të qëruara.
1 filxhanë kafe sheqer
750 gr gjalp i shkrirë. (gjalpin kur ta shkrini lëreni ti dali sipër shkuma, hiqeni dhe lëreni të kulloje pjesa e djegur e ujit që përmban që në gjuhën popullore quhet drra )
PËRGATITJA:
Miellit i hapni një gropë në mes dhe shtoni të verdhat e vezëve i përzjeni me pirun dhe pastaj shtoni kosin,qumshin dhe vajin.Zëni brumin duke e punuar mire me duar.I gjith sekreti i kesaj bakllavaje eshte te punimi i brumit,i cili duhet punuar mire e mire.Lereni te vij per 30 minuta dhe pasi ka pushuar e ndani në 4 pjese te barabarta,cdo pjese e punoni me dore si shkop dhe e ndani në pjese te barabarta sa një kokerr arre.Duhet të jenë gjithësej 90 kulaç të vegjël.
I hapni në petë të vogla dhe duke i lyer me niseshte i vendosni mbi njera tjetren 3 e nga 3.I hapni pastaj keto petë te vogla ne nje petë te medhe..Duhet te jenë gjithesej 30 peta të medha.Sipas dëshires dhe kohës mund ti lëni pak petët të thahen për reth 1 ore.Kini kujdes mos ti vendosni sipër njera tjetres pasi ju ngjiten dhe nuk ju thahen.Mundë të shtroni një beze mbi krevat dhe ti shtroni reth e rrotull tije sic u bente dikur 😛 Hapni dritaren dhe lërini te thahen. Në këtë mënyre bakllavaja do ju dali edhe më e shkrifët.
Thyeni thepinjtë e arrave me duar dhe kontrollojni mos ka ngelur ndonjë levozhge.Perzijeni me sheqerin.
Shtroni petët në tavë një e nga një duke i lyer cdo petë sipër me pak gjalpë të shkrirë. Pasi keni shtruar 10 petët e para shtroni një shtresë me arra. Shtroni 10 petë te tjera gjithmon duke i sperkatur me gjalpë të shkrirë.Beni perseri një shtresë me arra.
Mbuloni me 10 petet e fundit dhe keto te sperkatura ne cdo pete me gjalpe.Priteni në rombe dhe sipër i hedhni gjapin që na tepron.
Vendoseni të piqet në 100 -120° C per 3 – 4 ore.Pastaj ngrijeni me telin e furres që mos ju digjet poshtë.
Nëse akoma nuk është skuqur,ngrijeni në mesin e furrës dhe e lini disa minuta të tjera në furrë.
Për ta kontrolluar nese është pjekur mirë dhe brenda me kujdes heqim një petë të vogël në mes të ballkavas dhe e ferkojni në dore nëse shkermoqet dhe nuk behet si brumë ateher ajo eshtë pjekur.Dallohet dhe nga ngjyra e kuqerremtë që merrë bakllavaja sipër.
Fikeni sobën dhe lereni brenda që të kullojë.Ndërkohë përgatisni sherbetin:
SHERBETI:
2 kile sheqer përzijini me 1 litër e gjysëm uje dhe pakës limontos.Vendoseni ne zjarrë dhe aromantizojeni me nje shkope kanelle dhe disa kokrra karafila.Llogarisni që ta lini edhe 10 minuta pasi ka marrë vale.Hiqeni dhe lëreni të ftohet per 10 minuta.Pastaj hidhjani bakllavasë që duhet të jetë komplete e ftohurë
Konsumojeni mbasë një dite kur bakllavaja të jetë njomur plotësishtë dhe të gjitha aromat të jenë bashkuar me njëra tjetrën.
Për çdo pyetje mos hezitoni të më kontaktoni.
Ju bëftë mirë dhe GEZUAR VITIN E RI 🙂
Persjendetje! Une e bera por shkulen e gjalpin nuk ia hoqa…mos ndodh ndonje gje dhe del jo e mire?