Atmosfer Festash
Të gjitheve na ka qëlluar që të gjendemi të pa përgatitur para festave të fundvitit. Sa herë me mëndje kemi thënë që ka kohë, ka kohë për gjithçka dhe në fundë skemi arritur kurrë ti mbarojmë të gjitha sidomos përsa i përket dekorit të shtëpis, tavolinës dhe çdo detaji tjetër që na i bën shtëpinë më të ngrohtë, më të bukur më mikpritëse. Përvishini mëngët mirë dhe merruni vet me dekorin e shtëpise dhe tavolinës tuaj. Më lejoni tju them që festat e fundvititi janë shumë familjare dhe për mua vëndi më i mirë për ti kalur ato është shtëpia dhe jo tavolina e zymtë e një lokali. Në ditët në vijim do mundohem tju postoje sa më shumë ide të tilla duke shpresuar tju vij pak në dihmë. Pik sëpari do ju këshilloja të merrni një laps dhe letër dhe shënoni çdo gjë qe tju vij në mëndje pasi të keni lexuar këtë postim në lidhje me dekorin duke pasur parasysh ambjentet e shtëpis tuaj, pastaj shënoni pikat që ju kanë pëlqyer nga ky postim.
Shënoni pra: që për të krijuar një tavolin ideale duhet të keni parasyshë disa gjera.
1 – Mbulesa e cila duhet të jet me dekore festive; drerash, pishash, molle, lulen ylli i Krishlidjes, slita ose babagjysha me pak fjalë çdo gjë që thërret fest.
2 – Mesi i tavolinës; Shumë i rëndesishëm për këto raste. Shënoni që ju duhen, boçe pishash, degë bredhi, qirinjë, mollë, spango, lule të tjera të thata, vargje zbukuruese nga pema, dhe çdo tjetër që ngacmon fantazin tuaj. Në galerinë e mëposhtme do gjeni disa ide shumë të thjeshta për të realizuar një të tillë.
3- Pastaj vinë lugët, pirunjtë, gotat, pjatat dhe nënpjatat. Të cilat mundë ti dekoroni duke i lidhur me një fjongo.
5- Dhe nëse keni shumë të ftuar do ishte mirë që vendin e tyre ta personalizoni me një kartolin, një shënim ku mundë të shkruani emrin e secilit ose një letër të vogël të vendosur brënda në pjatë.
6- Mos harroni të dekoroni dhe ambjentin e shtëpis tuaj. Karriget mundë ti lidhni me një fjongo të kuqe ose thjeshtë në mbështëse të vendosni një cop të kuqe.
Luani me ngjyrat duke krijuar një harmoni mes tyre por mos përdorni më shumë se 4 ngjyra. Dhe ajo qe do ju këshilloja me tepër për të pasur akoma më magji në ajer, “shtoni më shumë ngrohtësi dhe ndjenja për atë që po bëni dhe çdo gjë do jetë e përkryer”.
Foto janë marrë nga interneti.
Gëzuar Festat 🙂