Ashure
Sot mu kujtua femijria kur mbas shkolles rendnim me vrap te kioska ne cep per te prishur monedhat qe kishim per te blere kete embelsire.Natyrisht si per cdo recet dhe kjo ka varintet e veta por un sot e solla ashtu sic me kujtohej.
Ashurja ndryshe quhet dhe pundingu i Noes dhe eksiston dhe nje legjend ku thote qe barka e Noes u ndal ne afersi te Malit Arat ne Turqi.Dhe duke qen se rezervat e ushqimeve ishin te pakta dhe ju kishte ngelur vetem grur,fruta te thata e disa asortimente te tjera i bashkuan bashk dhe gatuan kete embelsire te vecant qe quhet Ashure.Ne vendin tone gatuhet kryesisht ne diten e Ashures ,Feste e Bektashinjeve.
Riceta orgjinale eshte e tille:
200 gr grur per ashure
50 gr misra
50 gr qiqra
100 gr sheqer
150 gr arra,bajame,lajthi
50 gr rush te that
fiq te that sipas deshires
3 kokrra karafil
2 lug kanell
kokrra sheqe per zbukurim
2 lug niseshte
1 lug e vogel vanilie
PERGATITJA:
Per disa ore lem misrin,qiqrat dhe grurin ne uje dhe me pas i vendosim te ziejn me shume uje te bollshem.per rreth 2 ore duke i shtuar uje her pas here nese eshte e nevojshme.Nderkohe vendosim rrushin dhe fiqt e that ne uje te ngroht qe te zbuten,Kur gruri te kete zier,Shtrydhim rrushin e that,dhe fiqt i presim ne copa te vogla dhe i shtojm te gruri.Shtojme dhe sheqerin me vaniljen dhe kokrrat e karafillit,Hollojm niseshten me pak uje dhe e shtojm dhe ate ne menyre qe lengu te na trashet,E lejm perseri ne zjarr per disa minuta duke e perziere vazhdimisht qe mos na ngjitet.Heqim nga zjarri dhe shtojm,arrat,bajamet ose lajthiat te grira trash.E leme te ftohet dhe e ndajm ne tasa qe te na mpikset,Siper e plurohsim me kanell dhe zbukurojm me kokrrat e sheges.
Sherbehet e ftohte.
Kjo eshte receta tradicionale kurse ajo qe mua me kujtohet eshte me e thjesht.Po ju lej me pergatitjen time.
PERBERSIT:
1 GOTE GRUR
1 GOTE SHEQER
10 KOKRRA ARRA
1 LUG E VOGEL VANILJE
KANELL SA NA MJAFTON
2 LUG NISESHTE
PERGATITJA:
Vendosim grurin ne rreth 2 kile uje dhe e leme per nje ore,pastaj e vendosim ne zjarre te avashet te ziej me kapak jo te mbyllur plotesishte per rreth 1 ore e pak dhe i shtojm uje her pas here nese nevojitet.
Kur gruri te jete gati shtojm sheqerin,niseshten e holluar me uje dhe i perziejm mire,pa e hequr tenxheren nga zjarri.Shtojm arrat e qeruara dhe te grira trash.Leme disa menjane per zbukurimin e siperm.Kur lengu te na jete trashur,e fikim dhe e lem te ftohet disi,E ndajme ne enen qe do ta servisirim dhe e leme te mpikset ne ambjet ose ne frigorifer.Pluhrosni siper me kanell dhe me arrat qe ruajtem menjan te shtypyra ose te grira shume imet.
Me kujtohet qe e shisnin gjithmon ne gota plastike.
Sherbehet e ftohte
Ju befte mire 🙂