Arra e myshkut
Arra e myshkut është pemë halore prej familjes Myristicaceae dhe është njëra prej erëzave më të lashta që përdoren në ushqim. Shfrytëzohet vetëm fara d.m.th. fruta në formë të një arre dhe lulja e pemës e cila ka aromë më të ëmbël. Supozohet se prejardhjen e ka prej ishujve indoneziane, prej ku është përhapur edhe në vende të tjera tropikë. Posaçërisht e përhapur është në Granadë dhe në ishuj të tjera të kësaj zone, ku prodhohet më shumë se 30% prej sasisë totale në botë
Pamje: rritet me gjatësi deri në 20 m. dhe mund të jetojë edhe më shumë se 100 vjet. Ekzistojnë trungje mashkullore dhe femërore. Bimët femërore japin fruta pas vitit të tetë. Gjethet janë me gjatësi deri në 10 cm dhe kanë lule të bardha. Frutat janë të buta me ngjyrë verdhë e kuqe. Brenda tyre ka farë me errë intensive dhe shije të ëmbël, këtë farë ne e dimë si arrë myshku.
Llojet: ekzistojnë disa lloje, mes të cilave më të njohura janë arra indoneziane, të Bombeit, të Madagaskarit, arra ovale të Madagaskarit, të Karaibeve, të Indisë (në disa vende kjo quhet akazhu).
Përdorim në ushqimin: arra myshku përdoret pothuajse në të gjitha kuzhinat, si erzë për ëmbëlsira, po ashtu edhe për ushqimet e njometa .Ka supa, salca, mish, patate, torta dhe ëmbëlsira që nuk mund të imagjinohen pa këtë erzë. Pudingu dhe shumë lloje djathëra kombinohen shumë mirë me arrën e myshkut. Përveç kësaj, prej arrës së myshkut prodhohet vaj dhe gjalpë. Freskia e saj mund të ruhet më gjatë nëse ruhet të mbyllura mire në kavanoz ose në ndonjë enë hermetikisht të mbyllur . Duhet ruajtur larg nxehtësisë, lagështisë dhe dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Mos e mbani afër stufës, larëses të enëve lavamanit ose afër dritareve. Nuk duhet të ruhet në frigorifer.
Përdorime të tjera: njëri prej përbërësve ka veprim të shkëlqyeshëm antibakterial. Përveç kësaj, e përmirëson tretjen e ushqimit dhe apetitin. Ka efekt të mirë edhe në raste vjelljeje. Piqni mollët dhe mbi to hidhni pak arrë myshku, ose përgatisni ndonjë desert tjetër me arrë myshku dhe lëkurë portokalli.