Argjinare në tenxhere presioni
Një recetë e thjeshtë dhe natyrishtë e shëndetshme. Argjinaret janë një detoks natyral për mëlçinë dhe trupin.
5-6 argjinare
1 gotë verë të bardhë
1 gotë ujë
1 lugë të vogël kripë
2 lugë vaj ulliri
Piper i zi
Lëngu i 1 limoni
3-4 thelpinjë hudhër
1 luge të vogël me piper jeshil kokërr
Gjethe dafine të freskët
Mbushni një enë me ujë te ftohtë dhe vendosni në të feta limoni. Pastroni argjinaret nga gjethet e jashtëme të forta, Dhe pushin e mbrëndshëm.
Ndajini në katërsh dhe vendosini në ujin me limon. Lërini në të për pak minuta të pushojnë në ujin me limonë.
Më pas vendosini në një tenxhere presioni të renditura mirë dhe të ngjeshura me njëra tjetrën. Kriposini, piperoseni, shtoni hudhrat e plota ose të grira, gjethet e dafinës, piperin jeshilë, verën, vajin, ujin, lëngun e limonit. Mbyllini mirë me kapakun e tenxherës dhe vendosini të zjejnë. Rreth 12-14 minuta pas fishkëllimes së par të tenxheres janë gati.
Shoqëroini me nje kontorno orizi si një pjatë vegjetariane ose me një fileto pule në zgarë.