Alfredo Sauce – Salca Alfredo
Dhe pse në Itali kjo salcë nuk është e dokumentuar si e tillë në mbarë Ameriken njihet si salca më e famshme Italiane. Në Itali nëpër restorante, shtëpi apo agriturizma nuk gjënden gjyrmë të saj por po të kthehemi mbrapsh në kohë në Romën e 1914 në një restorant të vogël me drejtim familjar “ALFREDO ALLA SCROFA” receta lindi aty nga pronari i restorantit, Alfredo. Një gjalpë i shkrirë në ujë të nxehtë e ku i shtohet parmixhano i cili përzihet derisa të shkrihet mirë dhe të formojë një salcë të hollë për të marinuar makronat “fettuccine”. Ka pësuar ndryshime rrënjësore me shtimin e panës, hurdhërave dhe hera herës dhe majdanozit. Me emigrimin e italianëve në Amerik kjo salcë dhe sidomos pjata Fettuccine al Alfredo” u bë një pjatë mjaftë e famshëme. Sot po ju sjell recetën e Salcës Alfredo si është në Amerik.
125 gr. gjalpë
2 kuti pana kuzhinë
3-4 thelpinjë hudhëra
150 gr. parmixhano
pak kripë dhe piper të zi
sipas dëshirës pak arrë myshku
Vendosni gjapin të shkrihet dhe shtoni në të hudhërat e grira shumë imët, sapo gjalpi të aromantizohet shtoni panën e kuzhinës, kripë, piper të zi, pak arrë myshku dhe parmixhanon. Përzieni mirë derisa salca të unifomohet. Ruajeni mënjanë për përgatitjet tuaja.
Përgatitje të mbarë 🙂