Albania Cap Project – Projekti i mbledhjes se tapave
Rreth kesaj nisme qe po zhvillohej ne vendin tim e mesova fal nje ndjekse time Ada Shehu e cila ishte vullnetare per zonen e Durresit.Sinqerishte u mahnita dhe u preka shume pasi e shkeputur prej vitesh nga Shqiperia te cilen e lashe ne nje gjendje ku fryma e njerezimit kishte shterruar dhe te gjendesh para nje projekti te tille qe jo vetem eshte shume humanitar por eshte dhe edukative per te gjithe ne.Te mbashe qytetin paster nga riciklimi i tapave te shisheve te ujit dhe jo vetem dhe me keto tapa te kontribosh duke i dhuruar nje karrige me rrota per invalidet ne nevoje..Mu ndez nje drite dhe fillova te kerkoje rreth kesaj nisme,po ju shkruaj me pak fjale ne cfare konsiston duke shpresuar qe te hapim sa me shume zerin qe cdo qytetar te kontriboj pasi eshte fare e thjeshte dhe sduhet asgje,vetem deshira e madhe per te bere mire.
Projekti i Tapave lindi si nje ide pergjate nje workshop-i ne Kosove ku do te perzgjidhej modeli dhe lloji i mbajteseve te kapakeve.Ne kete menyre jo vetem qyteti mbahet i paster po ajo qe eshte edhe me rendesishte eshte ndihme qe u jepej personave ne nevoje.Nismetarja Mimi Barushi fituese dhe e çmimit World of Difference dhe disa miq te cilet besonin ne kete projekt formuan OSR Organizata e Sensibilizimit Rinor e cila ka per qellim aktivizimin, nxitjen dhe integrimin e të rinjve në jetën sociale, ekonomike, humanitare e kulturore. Permes kesaj organizate ne Nentor te 2012 u mundesua patentimi per vendin Shqiperin i Albania Cap Project.
Me deshiren e mire per te ndihmuar filloi grumbullimi i kapakeve plastike ne shtepi, ambjente shteterore dhe private. Puna me e madhe filloi ne Mars ku numri i aktivisteve u rrit ndjeshem.Menyra se si funksionon gjithcka eshte shume e thjeshte. Cilido person qe deshiron,ndihmon duke grumbulluar kapak ne vendin ku banon, punon apo studion dhe frekuenton. Nje here ne dy jave organizohen grumbullimet masive ne te cilat kushdo qe deshiron sjell kapaket qe ka grumbulluar. E gjithe sasia cohet ne magazine. Ne kete magazine ndahen sasite ne thase prej 25 kg. Kur sasia e tapave arrin 250 kg, Kjo sasi eshte e mjaftueshme per t’u konvertuar ne karrige me rrota.Tapat dergohen ne Turqi te kompania reciklueseMuzaffer Pınarbaşı İşletmeleri (www.muzafferpinarbasi.com.tr).
Kjo kompani eshte e lidhur me nje kompani gjermane Otto Bock Wheelchairs (www.ottobock.com) e cila dergon ne destinacion karrocat me garanci 25-vjecare, ne baze te sasise te udhezuar nga kompania turke. Ne eventet e ndryshme te organizuar nga OSR-ja, shperndahen karriget me rrota.
Gjthashtu per vullnetaret dhe dashamirsit organizohen fushata sensibilizuese,udhetime dhe aktivitete rinore nga OSR-ja