Akullore me mollë
Një ëmbelsirë shumë e mirë për të sfiduar ditët e nxehta të verës.Me pak kalori dhe mundë ti shtoni përbersit që dëshironi.E quajta akullore pasi është një masë e ngrirë por realishtë në vetvete ska as qumësht as vezë.Po ju lë me recetën,do ta adhuroni 😛
4 mollë
1 lugë mjaltë
pak kanell
karamel i gatshëm ose shurup frutash
Qëroni mollët dhe pritini në copa të vogla.Vendosini te ngrirja për rreth 1 orë ose derisa të jen ngrirë plotësishtë.Paskësaj kalojini te mikseri me mjaltin dhe kanellën.Grijini plotësishte derisa te bëhën krem.Shërbejeni të ftohtë me karamel të gatshëm sipër.Sipas dëshirës mund ti shtoni arra,bajame,rrushë të thatë etj.
Ju bëftë mirë 🙂