Affogato al caffè- Edhe akullore edhe kafe
Besoj të gjithë e njihni pijen e famshme italiane affogato me kafe e cila nuk është gjë tjetër vetëm akullore e zhytur në kafe. Është fare e thjesht në realizim por për të dal perfekte të dy përbërësit do ti bashkoni vetëm në momentin e shërbimit.
Kujdes bëni dhe me shijen e akullores, mos përdorni kurrë akullore me fruta apo shije kafe ose dominante. Duhet të jetë delikate si vanilje, fior di latte, stracciatella, lajthi ose karamel. Pra s’ju mbetet gjë tjeter përveç se të përgatisni kafen dhe të zhysni në të disa lugë nga akullorja juaj e preferuar.