Lëng frutash i freskët
Kjo është një recetë e thjeshtë verore për të pasur gjithmonë diçka freskues në shtëpi ditëve të nxehta të verës. Mbi të gjitha është shumë i shëndetshëm pasi nuk ka sheqer të shtuar dhe bëhet ideal dhe për fëmijët.
Unë perdorat frutat e mëposhte por ju mund të përdorni cfarë këni dëshirë më shumë, si luleshtrydhe, qershi, kajsi etj.
PËR 5 LITRA LËNG
6 litra ujë
Rreth 20 kumbulla të kuqe
5-6 pjeshk
4 mollë
10-15 nespulla
Nespullave hiquani farën pasi e hidhërojnë lëngun kurse frutat e tjera vendosini ashtu të larë në enë ku do të shtoni dhe ujin. Vendosini të ziejnë në zajrr të avashët për 30-40 minuta derisa frutat të shpërbëhen.
Shtypini mirë me pas frutat me fundin e një garuzheje derisa ti shpërbeni komplet.
Të gjithë masën filtrojeni në një sitë të imët dhe pjesën e mbetur poshtë ndajeni në shishe qelqi. Lëreni të ftohet plotësishtë para se ta vendosni te fresku.
Shërbejeni të freskët me kuba akulli, fleta limoni, gjethe borziloku ose mëndre.