Përse e quan veten foodblogger, kur nuk je?!
Po i përgjigjesha pyetjeve të një interviste për një revist në Shqipëri dhe u ndala një moment të mendoja… çfarë më bëri mua një bloggere…dhe një bloggere ushqimi më sakt!
DASHURIA PËR USHQIMIN. Kjo ishte kryefjala e gjenezës time. Unë e dua ushqimin në të gjithë format e tij, me gjithë ngjyrat dhe aromat që mbartë. Nga një perim që këputet në baçe deri në trasformimin e tij në pjatë. Ashtu siç dua një fet bukë me djathë ashtu dua dhe një pjatë të elaboruar me mijra teknika gatimi, qindra salsa shoqëruese e me erëza nga të gjithë vendet e botës. Unë emocionohem kur shoh një shportë me perime, apo para një ushqimoreje me produkte të veçanta. Emocionohem para një shishe vaji ulliri të mirë dhe e mbaj si gjen më të shtrenjtë që mund të jetë në raftin e ushqimeve të mia. Pasioni për për ushqimin është ai që kam pasur që në hershmëri e që me shoqeron dhe sot që po ju shkruaj këto rreshta. Ndaj në pjatat e mia i kurohem çdo detaji sepse unë nuk e plas ushqimin në pjatë por e vendos me dashuri. Jap veten në të, për të bërë dikë tjetër të lumtur.
Në një rebelim timin në Instagram ku kritikoja ashpër bloggeret e tjerë shumë nga koleg e miq u ofenduan nga realiteti. Shumë nga ne e kanë harruar gjenezen e këtij “profesioni” por rendim kush e kush më shumë pas klikimeve, pas receta të Pinterestit duke i kaluar si risi… e një salcëkek (siç do thoshte dhe një mike bloggere) me karamel nuk mund të kalohet si shpikja e farës së domates. Ngatërrohen informacionet e spo dihet më çpo flitet, duke kaluar nga nutrizioniste, dietologe, pediatre e përsëri një njeri i thjeshtë që gatuan. Seriozisht?! Po tallemi këtu…. e nuk e kuptoni që ne ndikojmë njerëzit për mirë apo për keq…… E për këtë temë kam shumë për të folur por ju do lodheshit duke lexuar….ndaj le të kthehemi te gjerat me të thjeshta.
Nëse je një foodblogger duhet të ma serviresh ushqimin dhe online nuk mund të ma plasësh ashtu si të vjen në pjatë se këtu duket që stë plas për të. Por e bën se është moda, se s’ke çbën, se do të kalosh kohën në instagram. Por jo për dashurin për guzhinën dhe ushqimin. Një foodblogger i vërtet duhet të gatuaj kjo është primare, të tjerat vijnë natyralishtë.
Të kesh një faqe në instagram për ushqimin nuk të bën domosdoshmërisht foodblogger. Të mos kesh pikën e dëshirës të investosh për një aparat të mirë e të ma shërbesh foton me 100 drit hije sipër nuk të bën ty bloggere. Të bën një njeri që ka një faqe gatimi por jo bloggere. Të më serviresh salcën e domates si cikël mestruacionesh është makaber… dhe ndaj ofendohem unë sa her që shohë diçka të till. Jo nuk je foodblogger por mos bëj si e till.
Pas një faqe në instagram apo në Facebook dhe pse nuk ke një blog të mirëfilltë, minimumi që pretendohet është të sjellësh një foto të hajrit me një shpjegim të denjë. Por dhe po s’dite ta bësh të paktën mëso, lexo, informohu, vidh ide ashtu sic vidhni receta dhe i kaloni për tuajat.
Por dhe po si bëre të gjitha këto më sipër, dashuria për ushqimin , e bukura, lumturia që të sjell ai kur e shijon të bënë çdo ditë e më shumë ta shtrosh bukur atë në pjatë, ti bësh një foto të hajrit, ta gatuash me dashuri e servirës po me dashuri. Njohë vajza Jo bloggere në instagram që gatuajnë për dëshirë për të ushqyer familjen, e më vjen të haj ekranin aq i shijshëm ju duket ushqimi.
Asnjëra nga ne s’ka qën perfekte në nisje por jemi përmisuar me kohën, studimet, provat çdo ditë në kuzhinë kanë bërë bloggeret e sukseshme të jenë ato që janë. Këshilla ime tepër miqësore para se të postoni foton e rradhës…… Gatuajeni me dashuri e shërbejeni me pasion e do shikoni qe do përmisoheni dukshëm. Nutrizioinizmin, pediatrin, dietologjin e këshilla të përkthyera shabllon nga wikipedia lërjani profesionistëve. Ju shikoni të përmisoni atë që servirni, ndryshe do jeni vetëm një gjellëbërëse por jo foodblogger.