Gruaja në Dritare
Ajo ishte lodhur së parë jetën jashtë ti rridhte para syve të saj dhe ajo nuk kishte as dëshirën as fuqin ta prekte. Ishte e zhgënjuer dhe e inatosur me jeten por mbi të gjitha me vetën e saj. Me përtes u ngrit nga sofa pranë dritares ku kishte qëndruar me orë të tëra. U drejtua për nga dhoma e gjumit, të paktën aty do të arrinte të gjente pak më shumë qetësi. S’do ta ndjente shumë vetmin pasi pamja e parkut të qytetit sikur të ngrohte disi, pastaj parku ishte bosh,vetem, si ajo. Askusht nuk shëtiste më tani që dimri kishte trokitur fuqishëm në dyert e qytetit. Shikoi orën. Pas pak do kalonte ai zotëria i plakur me qenin e bardhë dhe pasi të pushonte paksa në stolin e fundit, do largohej dhe qetësia e parkut do vihej në vend. Dhe pak do ndizeshin drita e qytetit si për ta lajmëruar që dhe ajo duhet të çohej për të përgatitur darkën. Po shkonte ora 7 dhe vajza bjonde akoma nuk kishte zbritur nga fuoristrada që e linte gjithmonë në cepin e rrugës.
U largua nga dritarja duke Psherëtirë thellë, pa veten në pasqyrë dhe pamja nuk i pëlqeu. Flokët e hollë i bini supeve pa shkëlqim, në sy i ishin formuar disa rrudha më shumë. Lëkura e fytyrës e kishte humbur tashmë ngjyrën e pjekur të grurit dhe kishte marr hijen ndërmjet një grije të zbehte në të bardhë. Trupi i hollë dhe gjoksi paksa i varur i tregonte më së miri se vitet ikin dhe linin gjurmë pas. Gjurmë që për disa bëhen më të thella dhe për disa janë thjeshtë shenja pjekurie. Po mbushte të 35-tat dhe i trembej për vdekje plakjes. Dikur kujdesej shumë për veten por luhatjet e humorit kohët e fundit ja hiqnin këtë dëshirë
Jashtë u dëgjua zhurma e rrotave të makinës që xhiruan në asfalt. Vajza bjonde sot ishte me vones. Me këmbë zvarrë u drejtua në kuzhinë, i duhej të përgatiste darkën…Sot dhe ajo ishte me vones…
U. Shahinaj ©
Photo by Pinterest