Fashion Food inspiruar nga Gucci spring 2017 – Sallatë detoks me argjinare, filiza dhe lule të ngrënëshme
E inspiruar nga sfilata Pranverore e Gucci të vitit 2017 ( e dini që me postimet e Fashion Food-it në blog jam pak mbrapa ndaj po i rekuperoj) solla këtë sallatë Detoks për të mirëpritur stinën që vjen. Ushqime të lehta plot ngjyra duhet të kryesojne tavolinat tona për të përgatitur trupin. Një sallatë e thjeshtë për të gjithë ata që dashurojnë të hajnë argjinaret e gjalla.
2-3 kok argjinare
1 dorë filiza (gjendet të gatëshëm në treg, ju duhet vetem ti shpëlani nga uji i konservimit dhe ti përdorni)
1 dorë manushaqe ose çdo lloj lule tjetër të ngrënëshme
2 limona
2-3 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper të zi
1 lugë mustard
Pastroni argjinaren dhe priteni në feta shumë të holla dhe lërni në ujë të ftohte me disa feta limoni për nja 1 orë. më pas kullojeni mirë.
Vendosi në një sallatier ku do të bashkoni dhe filizat.
Bëni nje marinature me lëngun e një limoni, kripë, piper të zi, mustard, vaj ulliri dhe shtojeni sipër sallatës. Përzijeni dhe lëreni të marinohet disi.
Shërbejeni sipër me lule të ngrënëshme.