Love is…
Çfarë është dashuria?!
Unë nuk di të flasë bukur për dashurin, nuk kam qën kurrë një person romantik, nuk kam forcën e fjalës ta shpreh dashurinë ashtu siç duhet dhe e meriton… Por e di mirë në veten time çfarë është dashuria dhe pse me fjalë të vogla.
Gjatë ditëve që shkuan, në muajin e dashuris, një ritual prej vitesh tashmë, ju kam lënë mesazhe të vogla në rrjetet e mia sociale se çfarë është ajo për mua…
Love is…
Është Kitty, kafja e mëngjesi, dielli, deti në dimër, torta me mollë, kënga e gjyshes, era e motrës, arushi im, aroma e shtëpis, ështe blogu im….jeni ju.
Janë këto gjëra të vogla që mua jetën ma bëjnë të bukur, me mbushin dhe më bëjnë këtë që jam.
Pra çfarë është dashuria. ?! Dashuria për mua është të jesh plot. Në fund të ditës vetëm kjo ka rëndësi…Ti, zemra plot dhe dashuria që jep.
Këtë vitë si kurrë më parë, keni qën kaq aktive në këtë ritual. Më lini t’u shkruaj disa mesazhe që kam marrë, po shkruaj emrin tuaj në rrjetin social .
Faleminderit që jeni me mua, faleminderit që më doni, Qofshi të bekuar me dashuri.
Elisjona: Dashuria është… të dielat në krevat me burri dhe djemtë duke luajtur.
Ivitoska: Dashuria është… të gjitha story-t e tua rreth dashurisë.
Ada Hodo: Dashuria është …: #tëdielave
Cook with Jona: Dashuria është… tingujt e kuzhinës tënde.
FeiKalemi: Dashuria është… Byreku me patate i mamit.
Eduinarobja: Dashuria është ….aroma e bebit tim.
Lilly.idrizaj: Dashuria është … ndjesia pas 7 km vrap.
Marilda_dimitris: Dashuria është ….një ditë gjumë.
Vjoxhinarezhda: Dashuria është … keku me çokollatë, një libër dhe një filxhanë çaj.
Lifesparkle: Dashuria është… Trileçja.
GentaHila: Dashuria është …Panetone
Keli123_ : Dashuria është… Të bësh shopping pa e vrarë mëndjen për lekët.
Ledi.Toronto Dashuria është….Te eci nëpër shtëpi pa shkelur mbi Lego.
OranaSinani: Dashuria është… Pulë me jufka e gjalpë sipër.
Edis.Gj: Dashuria është… Të dobësohesh pa mbajtur dieta.
Arjeta: Dashuria është… Baby Tv, të falësh, të harrosh, ti mësosh fëmijes si ka qën fëmijeria jote, humane, aroma e shiut, gatimi në shtëpi, hecja kot, kopështi.
Dhe statuset më të pëlqyer kanë qën:
Love is…. Lavastoviglia, bekuar kush e shpiku.
Love is… të shtrihesh në çarcaf të larë dhe të hekurosur me flokët e krehur dhe e depiluar.
Love is…
Ha mirë, Vishu! Mbulohu se ftohesh! Vishi çorapet! E pive qumështin? I hëngre frutat? Fli herët! Bëre stërvitje? Dole për vrap? Mos pi kafen pa ngrënë mëngjes….
(Shënim: nëse nuk doni të shihni emrin tuaj në këtë blog, ju lutem më bëni me dije)