Sallatë me kuinoa, avokado e rukola
Ja ku jam përsëri duke ju sjell një pjatë të lehtë me pak kalori por shumë të shëndetshme e cila përmban të gjithë grupin e ushqimeve. Proteina, karbohidrate, fibra dhe minerale.
2 filxhanë kafe kuinoa të shpëlarë mirë më parë në ujë të ftohtë.
2 vezë
1 avokado
1 kuti ton natyral
1 dorë rukola
2 lugë vaj ulliri
Pakëz kripë
2 lugë lëng limoni
Pak piper të zi
Vendosni kuinoan të ziej në ujë me kripë për 15 minuta, më pas kullojeni mirë
Prisni avokadon në feta dhe kriposeni. Zjeni vezët.
Kulloni tonin nga lëngu i konservimit.
Bëni një emulsion duke përzier vajin me kripën, lëngun e limonit dhe pakëz piper. Kompozoni sallaten duke vendosur kuinoan, rukolan, avokadon dhe marinoje me emulsionin me vaj dhe lëng limoni. Përzjeheni.
Sipër vendosni tonin e shkërmoqur dhe vezët e prera.
Submit your review | |