Oriz i kuq me pazi dhe salcë domatesh
Nga seria e pjatave dietike, sot po ju sjell një tjetër recet me një barishtore stine që ka vlera dhe benefite të pakrahasueshme për organizmin. Pazia, kjo lakër e egër një antioksidant dhe detosifiksues naturale për organizmin tonë.
2 filxhanë kafe oriz të kuq
1 gotë salcë domatesh lëng
1 konserv peshku ton natyral
2 duar plot me pazi
1 qep të vogel
2 thelpinjë hudhra
pakëz kripë dhe piper të zi
një tufe të vogël majdanoz
2 lugë vaj ulliri
Vendosni orizin të ziejë në ujë me kripë për 40 minuta, me pas kullojeni dhe ruajeni mënjanë.
Kaurdisni qepën me hudhrën e grirë imët, dhe shtoni dhe majdanozin e grirë. Lëreni sa vaji të aromantizohet dhe shtoni në të salcën e domateve sëbashku me 1 filxhanë kafe ujë. Kriposeni, piperoseni dhe lëreni që salca të lezetohet dhe të humbi thartirën, në mesin e gatimit të saj shtoni dhe pazin e prer hollë. Kur pazia të ket ulur volumin dhe është gatuar paksa, bashkoni dhe orizin dhe peshkun ton. Shtoni përsëri 1 filxhan kafe ujë këtë rradhë të nxehtë, mbulojeni me kapak dhe lëreni të zjehet si pilafi.
Shërbejeni me majdanoz të grirë imët sipër.
Është e shijshme si e ngrohtë ashtu dhe e ftohtë, ndaj është e pershtaçme si vaktë për ta marr me vete në punë.