Përdorimi i shkopit të kanellës në gatime të ndryshme.
Kanella ka një aromë e cila është e preferueshme në ushime më shumë si ëmbëlsirat, por jo vetem. Ndaj unë sot do u tregojse ku ta përdorni shkopin e kanellës që mbani në kavanozin e qelqit te rafti i erzave. Është koha që shkopi i kanellës të përdoret në të gjitha mënyrat e mundeshme për të lëshuar aromën dhe shijen e vecant në gatime të ndryshme. Nxireni nga rafti ku e mbani dhe mos harroni ta përdorni, ushqimet dhe gatime të ndryshme kanë nevoj për shijen e tij.
<>Si fillim vendoseni në një cajinik me ujë të nxehtë për një filxhan me caj të ngroht kanelle.
<> Nëse për në mëngjes keni vendosur të gatuani bollgur mund ti shtoni një shkop kanelle gjatë kohës që është duke u gatuar.
<> Mund ta vendosni në mes të kafes suaj përpara se ta konsumoni.
<> Gjatë kohës që po gatuani mish mund ta hidhni në tenxhere.
<> Shkopin e kanellës mund ta përdorni për ti dhënë shije salcës së përgatitur nga ju me mollë ose dardhë.
<> Para se të piqni në furrë mishin mund ti bëni disa vrima dhe ti vendosni disa shkopinj kanelle për të lëshuar aromën e tyre.
<> Shkopin e kanellës ju mund ta përdorni edhe gjatë kohës që po gatuani oriz, kuskus ose thjerza duke e hedhur së bashku me to në tenxhere.
Besoj se nuk u kishte vajtur më parë mendja për këto përdorime të kanellës. Tani që i lexuat përdorini për të patur një shije edhe më të vecant të ushqimit tuaj.
Nga Aristela Anagnost