Bukë, Kripë, Zemër dhe zemra e madhe e Stelës për vendlindjen
Stelën e kam njohur rastësishte tek blinte librin tim online dhe merreshim vesh për detajet e dërges. Adresa që më dha më kurjozoi shumë për ta pyetur më tej pasi bëhej fjalë për shkollën e gastronomise në Bra te Cunio-së. E kështu mes bisedash për të përbashkët që kishim, dashurin për gatimin u bëm mikesha që ndajmë eksperienca.
E ja ku jam sot t’ju tregoj për një projekte kaq të bukur që vetëm një zemer e madhe dhe një vajzë nga malsia si Stela mund ta realizonte.
Bukë Kripë Zemër është një projekt që lindi nga Vis Albania e më pas për arsye financiare i propozohet Stelës si një njohëse e mirë e promovuese për zhvillimin rural.
E pak nga pak nga një projekt i lindur natyrshëm kthehet në një biznes familjarë e për këtë Stelës ju desh të linte Italin për Tamarën e bukur. Vendlindjen.. Shqipërin….
Ashtu siç Stela më tregon me shumë pasion menuja është e thjeshtë dhe ka 4 element bazë, Traditën, Territorin, Sezonalen dhe Inovacionin.
Recetat e gjyshes me frymën e re të një vajze plot talent dhe pasion.
Lënda e parë vjen nga zona, prej prodhimtareve të vegjël vendas.
Promovoj Stelën dhe talentin e saj, dashurin për vendin dhe ushqimin tonë që pak nga pak po harrohet.
Nëse vizitoni Tamarën mos harroni të ndaloni në restorantin e Stelës, si vendas, miq, si dashamirës të ushqimit dhe traditës tonë.
Adresa: Ndodhet në Kelmend, 7403 Tamarë , Shkodër, Albania
Për prenotime +355 69 689 6990
Nga e marta në të Diel
Ora 11:30 – 16:00