La femme qui aimait beaucoup – 6
Një detaji që i kisha kushtuar rëndësi, ishte dhe muzika e përzgjedhur. E di ti, sa merak e kam këtë pjesë unë. Tani që e mendoj, jam shumë e çmendur për muzikën e bukur. Në fakt për gjithë muzikën në përgjithësi, po për atë që ja vlen, flas më shumë. Tavolinës i kisha vendosur një tufe me trëndafila blu, ndërsa mbi kutinë e dhuratave, një gonxhe të vogël blu. Rrezik tani, po mendon që do jetë “Una rosa blu”ajo kënga. Në fakt ajo, ishte me detajet e tavolinës dhe rosa-t që kisha vendosur nëpër të. Kisha shumë kohë që nuk e dëgjoja dhe e dija që ishte e kohës sonë, e kohëve tona të arta, se kur ishim “të vegjël” i kishim qejf këto kënge dhe i kishim bërë dhe cd që t’i dëgjonim në çdo ditë të javes qesh me veten, sepse atëherë nuk e kishim luksin e te pasurit net, nuk e kishim internetin sheshit siç është tani. Ka qënë kjo, ka qënë ” Bella stronza”, ka qënë ,” I don’t wanna miss a thing”, “Margherita”…etj se tani nuk më vijnë të gjitha në mendje. Tani, a do më thuash cila ishte kënga që kishe zgjedhur, mos më lër të pres më. Ok, po t’a them. Kënga e zgjedhur, ishte “I don’t wanna miss a thing”. M’a thua pak arsyen e përzgjedhjes? Nuk dua të humbas asnjë sekondë timen pa të pasur pranë, as momentin kur të zë gjumi shtrënguar me mua, sikur duket që thua, je e imja dhe e askujt tjetër, sikur do të më thuash” Do jem gjithmonë këtu me ty, do të mbroj gjithmonë kështu si tani, do të mbaj fort te kraharori që asnjëherë “dimri” mos të sjell “acar” në ty, në zemrën tënde, në shpirtin tënd. Do rri zgjuar t’i shikoj sytë e shkruar të tutë, tashmë në paqen e gjumit tënd dhe do të mbuloj me puthje pafund, se nuk kam të ngopur me qënien tënde, do të mbush me frymë kudo, edhe pse më ke afër do të bëj të vij dhe në ëndërr dhe përsëri kur të hapësh sytë, do shikosh që prapë aty jam, ashtu si në ëndërr, do jem gjithmonë aty pranë teje, do jem një me ty, në zemër, në shpirt, në mendje. Më mbush plot, me ndjenjë, me frymë te gropëza ime që tashmë është bërë e jotja, më mbush me rehati, me dashuri, me pastërti, sinqeritet të munguar i shtrenjt! Më jep shumë nga vetja, e unë ndihem keq se të kam zënë rob, unë ndihem keq që të kam marrë ndjenjën, ndihem keq që ndjenja jote është aq e fuqishme ,sa tanimë nuk kam më nevojë për alarm të zgjohem, sepse më ndjen ti shumë , më puth ti shumë, më përqafon ti shumë, më jep ti shumë, veten, energjinë tënde e sjell tek unë, me ajër, me frymë. Më mbush në gjumë e sytë hapen pa i marrë leje, apo pa pyetur të hapen apo duhet të rrinë akoma mbyllur? Se kështu je ti të rrëmben kur se pret, të rrëmben atëherë kur do ti vetë.. I çmenduri Im vazhdon..
La femme qui aimait beaucoup Photo by allcoverpix.com