Levrek me patate të veshura me pançetë
E pasi qëndruam fit gjithë javës është dita kur sduhet ti numërojmë kaloritë 😉
1 levrek rreth 400 gr.
3-4 patate
200 gr.pançete ose bakon i prerë në feta të holla
2 lugë vaj ulliri
thepinjë hudhre
disa deg rozmarine
një dorë domate të vogla
1 limon
kripë dhe piper i zi
Pastroni peshkun dhe thajani ujin e tepërt me një letër kuzhine. Kriposeni, piperosni dhe mbushjani barkun me disa thelpinjë hudhër dhe degë rozmarine.
Prisni patatet në thelpinjë dhe jepini një valë për 10 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe lërini të ftohen.
Pasi janë ftohur mjaftueshëm, vishni çdo patate me një flet pançetë ose “bacon-i”.
Vendosni peshkun në një tavë, shtoni patatet, domatet, disa thelpinjë hudhër me gjithë lëkurë, feta limoni, kriposeni piperosni shtoni vaj ulliri dhe piqeni në 200°C për 25-30 minuta ose kur shikoni që është gati.
Submit your review | |