Sallatë me përkalidhe, kumbulla të thata dhe arra
Përkalidhja është një lakër e egër, vjen si e hidhur me degët në formën e çikores por në brëndësi të xhufkës ka një zemër të butë. Pikërishtë këto filiza që ndodhen në brëndësi të saj jan të mirë të konsumohet të gjallë dhe gjethet e jashtme të reja më të vogla pasi ato më të mëdhat janë shumë të trasha për tu konsumuar të gjalla. Në vijim të ciklit të ushqehemi shëndetshëm po ju sjell këtë sallatë kaq të shijshme dhe plot vitamina
1 xhufkë përkalidhe
një dorë kumbulla të thata pa bërthamë
1 portokalle
2-3 kokrra arrë
sheg
pakëz kripë
vaj ulliri
Prisni sa më hollë të mundeni zemrën e përkalidhes dhe vendoseni në një sallatierë. Shtoni disa kumbulla të thata, thelpinjë arre, disa kokrra shege, disa copa portokalli dhe marinojeni me lëngun e gjysëm portokalli, vaj ullir dhe kripë.
Submit your review | |