Rizoto me sheg
1 gotë oriz për rizoto
1 gotë verë e bardhë
1 sheg
gjysëm qepe
lëngu i 1 limoni
gjalpë
vaj ulliri
kripë dhe piper i bardhë
pak djath gorgonzola
koper
Qëroni shegën dhe lëreni te marinohet në lëngun e limonit në mënyre qe orizi mos na dali shum i ëmbël. Grini qepën dhe vendoseni të kavardiset me pak gjalpë dhe pak vaj ulliri. Shtoni orizin të skuqet paksa dhe e shuani me verë. Shtoni pak nga pak lëngun vegjetal dhe vazhdoni zierjen e tij si një rizoto duke shtuar lëngun herë pas here. Ne fund shtoni kripën dhe hiqeni nga zjarri. Shtoni pak djath gorgonzola dhe kokrat e shegës të kulluara nga lëngu i limonit. I përzieni ngadal që perbersit të marin aromën e njëri tjetrit. Shtoni piper të bardh dhe koper të grirë hollë.
Ju bëftë mirë 🙂