Biskota me kakao dhe liker Marsala
Dhe si ditët e fundit të vitit nuk mund të mos mbylleshin me recetën e këtyre biskotave. Likerin Marsala duhet ta gjeni kollajë në supermarketet e furnizuara mirë në të kundërtën përdorni çdo lloj likeri tjetër me arom frutash ose kafeje.
300 gr. miell
150 gr. gjalpë
100 gr. sheqer
1 vezë e madhe në temperaturë ambjenti
1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 lugë të vogël ekstrakt vanilje
2 lugë qumësht
4 lugë kakao
1 gotë të vogël me liker Marsala
Vendosni të gjithë përbërësit në mikser dhe përzijini në maksimumin e shpejtesis derisa masa të rërëzohet. Vendosini në planin e punës dhe punojeni me duar derisa ta formoni në një top. Më pas jepini formën e një cilindri dhe mbështilleni me qese kuzhine. Vendoseni në frigorifer te ngrirja të pushojë për 30 minuta.
Pasi kaloi koha e pushimit, nga ky cilindër me shume delikates prisni feta të holla rreth 5 mm.
Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 15 -20 minuta.
Lërini të ftohen plotësishtë para se ti shërbeni.
Gëzuar Festat 🙂