Biskota me copëza çokollate
Nuk quhen Krishtlindjet pa biskota të çdo lloji, shije dhe forme. Nuk quhet të kalosh pushimet e Krishlindjeve në shtëpi pa përgatitur biskotat me të vegjlit tuaj.
Për 25 cop
250 gr. miell
1 vezë temperatur ambjenti
150 gr. gjalpë të ftohtë i prerë në copa të vogla
100 gr. sheqer
1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 lugë të vogël ekstrat vanilje
3 lugë me copëza çokollate ato që janë si pikëza.
Vendosni në mikser, miellin, gjalpin, sheqerin, vezën, vaniljen, pluhurin pjekës dhe përzijini derisa të rërëzohen.
Derdheni brumin në planin e punës, bashkoni dhe copëzat e çokollatës punojeni derisa të bëhen brumë i formuar mirë. Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer te fresku të pushoje për 30 minuta.
Pasi kaloj koha e pushimit, brumin me ndihmën e pak mielli dhe letrave të kuzhinës hapeni ne trashësin që dëshironi. me delikates pasi brumi është shumë delikatë.
Pritini në format që dëshironi dhe vendosni në një tavë me letër furre poshtë.
Futini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta.
Lërini të ftohen para se ti shërbeni.
Gëzuar festat 🙂
Submit your review | |