Supe leng me perime
Pervec sallatave ushqimi im i preferuar jan suprat dhe lengjet e ndryshme.Nje komfort vitaminash dhe nje ilac shum i mire per te sheruar nje ftohje apo grip
PERBERSIT:
2 Karrota
1 deg selinoje
2 kunguj
1 qep
nje tuf e vogel majdanoz
1 thelpi hurdher
vaj ulliri ose gjalp sa na mjafton
krip dhe piper i zi
disa feta buk
1 lt uj
PERGATITJA:
Lajini dhe prisni perimet ne copa te medha dhe i vendosni te ziejn bashk me majdanozin dhe hurdheren ne zjarr te ngadalt me pak krip dhe vaj ulliri per reth 20 minuta
Nderkoh presni fetat e bukes ne kubik dhe i vendosni te theken ne nje tigan me pak vaj ulliri deri sa te ken mar ngjure te art nga te gjitha anet.
Kur perimet te jen zier i heqni nga zjarri,i grini me mixerin me imersion ose dhe me mixerin e zakonshem duke i kulluar dhe pastaj bashkoni perseri koposton e perfituar ne lengun,Regulloni me krip dhe piper.Sherbejeni te nxeht me copat e bukes siper,Nese deshironi mund ti shtoni djath kaçkavall te grir ose akoma pak vaj ulliri.
Ju befte mire 🙂