Revani me semolina dhe rrush të thatë
Po vjen fundjava dhe mendova t’ju vendos një recetë që e përgatita një nga fundjavat e shkuara për familjen time. Me pak përbërës që mu ndodhën në shtëpi doli një ëmbëlsirë e këndëshme. Miellin semolina e gjeni kollaj dhe në Shqipëri në supermarketet e furnizuar mirë.
350 gr. miell semolina
50 gr. miell orizi ose niseshte patatesh
200 gr. rrush të thatë
3 vezë të mëdha
100 gr. sheqer kaf
70 gr. gjalpë në temperaturë ambjenti
gjysëm luge të vogël sod buke
1 pako pluhur pjekës për ëmbëlsira
170 ml. kos
lëkurat e grira të 1 limoni
1 lugë e vogël kanell
100 gr. fletë bajamesh
Për sherbetin:
500 ml. ujë
200 ml. mjaltë
100 ml. sheqere kaf
1 shkop kanelle
2-3 karafila
Vendosni rrushin në ujë të ftohtë të zbutet
Rrihni sheqerin mirë e mirë me gjalpin dhe shtoni një nga një vezët. Përzieni akoma derisa të keni një mas shkumoze. Bashkoni dhe kosin gjithmone duke e përzierë mirë.
Miellin semolina bashkojeni me miellin e orizit ose niseshten, sodën, pluhurin pjekës dhe kanellën. Shtojeni duke e situr te masa me miell dhe sheqer. Përzijei me delikates me një lugë druri më pas shtoni rrushin e thatë të shtrydhur nga uji dhe lëkurat e limonit.
Përzijeni me kujdes por jo shumë pasi mielli semolina kur punohet shumë nuk fryhet dhe rezultati do jetë një revani e ulët dhe shumë e ngjeshur.
Derdheni brumin në tavë të lyere me gjalpë dhe të pluhërosur me miell. Sipërfaqen e Revanis mbulojeni me fletë bajamesh dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 20 minuta. Hiqeni dhe lëreni të ftohet dhe të kullojë. Ndërkohë përgatisni sherbetin duke bashkuar ujin me mjaltin dhe sheqerin, shkopin e kanellës dhe karafilat. Lëreni mbi zjarr 10 minuta pas fillimi të zierjes.
Priteni revanin në rombe dhe njomeni me shërbetin. Lëreni të ftohet komplet dhe vendoseni në frigorifer të pushoj gjithë natë. Të nesërmen e keni gati për ta konsumuar.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |