Presh me beshamel të bërë me miell orizi
Një recetë e thjeshtë me kosto të lira . Ju duhen pak përbërës për të pasur një pjatë të tillë plot shije. Jemi në sezonin e preshit dhe për disa ky perim nuk është aq i dashur por me receten time do të ndryshoni mëndje. Me beshamelën e bërë me miell orizi është e përshtaçme dhe për ju që jeni intolerant ndaj gluteinës.
500 gr presh
2 lugë vaj ulliri
1 lugë me suzam të zi ose të bardhë
disa dege trumëze
1 lugë me parmixhano të grirë
Për beshamelën me miell orizi:
100 gr. gjalpë
100 gr. miell orizi
600 ml. qumësht
Pakëz arrë myshku
1 lugë të vogël kripë
Pak piper të zi
Pastroni preshët mirë duke hequr pak pjesën e gjetheve dhe pritini në copa të mëdha gati në 3-shë
Vendosni të ziejnë në ujë me kripë për 10-15 minuta. Kullojini me kujdes që mos i prishni formën dhe renditini në një tavë të lyer me vaj ulliri poshtë. Shtoni gjethe trumëze, pak piper të zi dhe kripë.
Ndërkohë përgatisni beshamelën duke shkrirë gjalpin, shtoni miellin e orizit dhe vazhdoni skuqeni por mos e lini të marr shumë ngjyrë, pastaj jashtë zjarrit shtoni qumshtin, përzijeni vazhdimishtë që mos ju bëhet me kokrriza dhe vendoseni përsëri në zjarr që të trashet. Shtoni kripën, piperin dhe arrën e myshkut dhe lëreni mbi zjarr duke e përzierë pa ndales derisa të trashet dhe të bëhet e kremtë.
Shtoni salcën sipër preshëve duke i mbuluar plotësishtë ato. Spërkateni sipërfaqen me djathë te grirë, suzam dhe pak vaj ulliri sipër.
Piqeni në furren e e nxehur më parë në 180°C derisa sipërfaqja të jetë e thekërisur mirë.
Shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
E mrekullueshme