Kërpudha me qepujka
Këto pjatat dimërore janë kënaqësi për shpirtin. Tek po e gatuaja këtë pjatë era e mirë e kërpudhave të freskëta tek kaurdiseshin me qepujakt të hapnin oreksin .
300 gr. kërpudha ( të miat ishin pioppini” te quajtura ndryshe gozhdë)
300 gr. qepujka
2 thelpinjë hudhra
2 lugë vaj ulliri
1 gotë salcë domatesh lëngë
Pak kripë dhe piper i zi
Disa degë trumëz
2 gjethe dafine
Fshijini kërpudhat një nga një me një beze të njomë.
Në një tiganë të përshtaçëm për furrë vendosni vajin të nxehet. Shtoni kërpudhat dhe qepujkat dhe kaurdisini sëbashku për disa minuta, më pas shtoni salcën e domateve, kripën, piperin, dafinë, gjethe trumëze, hudhërat e grira, 1 gotë ujë dhe lërini mbi zjarrë derisa të marrin valë. Më pas trasferojini në furrën në 180°C për 30 minuta ose derisa shikoni që salsa është gatuar dhe nuk është më e tharët.
Shërbejeni me bukë të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |