Ravioli me kerpudha
Ravioli me kerpudha Porcini eshte nje pjate tipike italiane.Te servirura me Gjalp te aromantizuar me sherebel kan nje shije shum te vecant.Dhe pse dimri tani ka kaluar eshte nje pjat qe akoma e servirim sepse ne thjeshtesin e saj ngelet shujm e shijshme.
PERBERSIT:
Ravioli te mbushura me kerpudha Porcini
1 lug gjalp
4-5 gjethe sherebel
krip dhe piper i zi
PERGATITJA:
Ravioli mund ti gjeni dhe te gatcme te mbushura me kerpudha por mund ti beni dhe vete per brumin shiko ketu Mezzelune ai Quattro Formaggivetem se ju duhet nje form katrore per raviolin dhe per mbushjen mund ta beni ne kete menyre:
Lani kerpudhat dhe verini te kavardisen me qepen dhe nje thelpi hurdher ne pak vaj ulliri,Ku te jen gati grijini mire dhe me to mbushni raviolin.
Vendosni ujin te ziej dhe kur te ket marr val shtoni kripen dhe raviolin.Nderkoh pergatisni gjalpin e aromatizuar duke shtuar ne tigan nje lug gjalp dhe disa gjethe sherebel,i lini per disa minuta deri sa gjalpi te jet nxehur plotesisht,Kulloni raviolin dhe shtojeni te gjalpi.shtoni pak uj nga uji i zierjes dhe lereni ne zjarr dhe per disa minuta te tjera duke i perzier vazhdimisht ne meyre te till qe gjalpi te jet shperndare gjithandej te Raviolit.
Sherbejini te nxehta
Ju Befte mire 🙂