Bukë të thekërisura për supë dhe sallata
Një supë e mirë ose një sallatë e mirë nuk do të imagjinohej pa këto kubikë të vegjël kërc. Të aromantizuara me shije të ndryshme ato janë super të mira. Mund ti bëni me bukën e thatë qe ju ka mbetur, me tipe të ndryshme buke, ti fusni në nje kavanozë të mbyllur ermetikishtë dhe ti ruani disa ditë në frigorifer ose jashtë për ti përdorur në momentin që ju nevojiten. Shijet mund ti personalizoni sipas dëshirës tuaj, ti lini të thjeshta vetëm me vaj ulliri, me hudhër, me rigon, erëza mikse, paprika, parmixhano të grirë, suzam, fara mikse etj.
bukë të tipeve të ndryshme
vaj ulliri
1 thelpi hudhër
rigon
trumëz
Priteni bukën në kubikë të vegjël. Vendoseni në një enë ku do të shtoni pak rigon, hudhrën e shtypur pak trumëz, disa lugë vaj dhe përzijeni mirë.
Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe thekërisini në 180°C derisa të jenë kërce.
Mënyra tjetër është që pasi i keni përzierë me erëza dhe vaj ti thekërisni në një tigan me fund që nuk ngjitë derisa të jenë gati.
Shërbejini me përgatitjet tuaja.
Submit your review | |