Supë me fasule dhe pazi
Ditët e o ftohta po afrohen dhe për ti ngrohur ato na nevojitet një supë e ngrohtë plot me vitamina dhe proteina natyrale.
300 gr. fasule të njoma
300 gr. pazi
1 qep
3-4 gjethe sherebel
1 spec djegës
1 thelpi hudhër
2 lugë vaj ulliri
1 lugë të vogël kripë
1 litër lëngë vegjetale ose ujë
Për shoqërim:
salcë pikante sipas dëshirës
djathë parmixhano
1 limon
Grini imët qepën me hudhrën vendosni të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni specin djegës, sherebelin dhe lëreni vajin të aromantizohet pastaj shtoni fasulet e njoma. Kaurdisni sëbashku dhe shtoni lëngun vegjetalë ose ujin.
Mbuloheni me kapak dhe lëreni të gatuhet në zjarrë të avashët.
Ndërkohë lani pazin dhe priteni në copa dhe kur fasulet të jenë nga fundi i zierjes së tyre shtoni dhe pazin në to. Kriposeni dhe lëreni akoma mbi zjarrë derisa supa të ajkoset.
Para se ta shërbeni hiqni sherebelën nga supa dhe shërbejeni sipër me fleta parmixhani dhe salcë pikante nëse dëshironi. Akoma pak vaj ulliri sipër dhe lëngë limoni dhe shoqërojeni me bukë të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |