Makarona “Paccheri” me domate qershizë,kungulleshka, karkaleca dhe shafran
Ti shfrytëzojmë ngjyrat e verës sa kemi akoma mundësi. Sot po ju prezantoj një pjatë të thjeshtë me shumë shije. Shtimi i shafranit jo vetëm që i jep pjatës një ngjyrë të bukur por dhe një shije të veçantë.
280 gr. makarona paccheri ose formatin që dëshironi
një dorë karkaleca
një dorë domate qershizë
2 kungulleshka
1 pako shafran
1 gotë verë të bardhë
2 thelpinjë hudhër
një tufë e vogël majdanozë
1 spec djegës i freskët
2 lugë vaj ulliri
Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të valuar me kripë.
Qëroni karkalecat nga koka, zhgualli dhe fija e brëndëshme. Grini imët hudhrën me majdanozin dhe specin djegës. Vendosni të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni karkalecat dhe kungulleshkat e prera në copa të vogla. Lërini të kaurdisen sëbashku për pak minuta. Shuani me verë. të bardhë dhe sapo vera të avulloje shtoni domatet e prera në dyshë. Kriposin.
Merrni pak ujë nga ai i zierjes së makaronave dhe përzijeni me shafranin. Kulloni makaronat aldente dhe shtoini te salsa sëbashku me ujin me shafran. Përzijini akoma për disa minuta në tiganë që shijen të lidhen dhe shërbejini akoma me pak majdanoz sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |